Gjykata Supreme nuk ia ka pranuar ankesën Nismes Socialdemokrate në lidhje me moscertifikimin e kandidatëve për deputetë nga Komisioni Qendror i Zzgjedhjeve.
Sipas njoftimit, 12 kandidatëve për deputetë nga kjo parti, nuk u lejohet gara në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe mbetet në fuqi vendimi i KQZ-së, e konfirmuar edhe nga PZAP-ja.
Nisma do duhet të garojë në këto zgjedhje por pa: Vesel Krasniqin, Besnik Berishën, Filloreta Bytyçin, Valentina Alijajn, Xhafer Berishen, Aziz Thaçin, Musa Fetahajn, Hasime Dakajn, Fatmir Gërdellajn, Vehbi Avdullahajn, Endrit Shalën dhe Ardian Nokaj.
Gjykata ia ndaloi edhe Albin Kurtit të VV-së kandidimin.