Ja si do të përgjigjet Vetëvendosje, pas vendimit të Gjykatës Supreme

Aktuale

Ja si do të përgjigjet Vetëvendosje, pas vendimit të Gjykatës Supreme

Nga: A.Morina Më: 29 janar 2021 Në ora: 15:53
Arbërie Nagavci dhe Albin Kurti

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, lidhur me mos lejimin e kandidimit tëAlbin Kurtit, në zgjedhjet e 14 shkurtit

Ngavaci paralajmëroi se Qeveria Kurti 2 është një realiteti i ri, i pashmangshëm e i shumë pritur. Ajo tregoi edhe përgjigjen e VV lidhur me vendimin e Supremes.

“Me 14 shkurt qytetarët do të tregojnë fuqishëm përkrahjen për Albin Kurtin, e kjo do të jetë jo vetëm përgjigjja më e mirë për institucionet e kapura, por dhe fillimi i punës  për shtetin e së drejtës”, shkroi Nagavci në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Qeveria Kurti 2 është  realiteti i ri, i pashmangshëm e i shumë pritur.

E nderuar që në rrugëtimin poltik jam e rreshtuar drejt e në anën e duhur.

Me 14 shkurt qytetarët do të tregojnë fuqishëm përkrahjen për Albin Kurtin, e kjo do të jetë jo vetëm përgjigjja më e mirë për institucionet e kapura, por dhe fillimi i punës  për shtetin e së drejtës.

#KrejtdheDrejt me 14 shkurt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat