Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Dimal Basha, ka reaguar pasi Gjykata Supreme ka refuzuar ankesën e kësaj partie që të kandidojë për deputet Albin Kurti.
Basha ka thënë se me rëndësi është ajo që do populli e jo gjykatat, përcjell Bota sot.
Ai ka bërë të ditur se Kurti do të jetë kryeministër pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Postimi i Bashës në Facebook:
Nuk ka rëndësi çka duan gjykatat, me rëndësi është çka do populli!
Kështu që ta keni të qartë, ju pëlqeu apo jo, Albin Kurtin kemi me pas Kryeministër!