KQZ-ja: Do të veprojmë në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme

Aktuale

KQZ-ja: Do të veprojmë në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme

Më: 29 janar 2021 Në ora: 16:51
Valmir Elezi

Pas vendimit të Gjykatës Supreme lidhur me ankesat e partive politike për mos certifikimin e listave të tyre për deputetë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se do të veprojnë në përputhje me vendimin e kësaj gjykate.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të lexojë me vëmendje të gjitha vendimet e Gjykatës Supreme dhe ashtu siç e kemi bërë të ditur qysh në fillim të fazës ankimore: Do të veprojmë në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, besoj se do të mblidhet gjatë ditës së nesërme për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme dhe për këtë do t’iu njoftojmë me kohë”, shtoi Elezi.

I pyetur për mundësinë e ndryshimit apo zvarritjes për zgjedhjet, Elezi tha që periudha e ankesave ka përfunduar.

“Periudha e ankesave qoftë në Panelin zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa por edhe më tej në Gjykatën Supreme ka qenë e paraparë e planifikuar brenda një kohe të caktuar me planin operacional të KQZ-së, e gjithë periudha duke filluar nga ankesat e PZAP-së, dhe pastaj edhe në Gjykatën Supreme sipas planit operacional, kanë qenë të planifikuara të mbyllen deri më 31 janar”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat