Avokati tregon se pse babai i Albert Krasniqit nuk mori pjesë në varrimin e tij

Aktuale

Avokati tregon se pse babai i Albert Krasniqit nuk mori pjesë në varrimin e tij

Më: 29 janar 2021 Në ora: 17:45
Skender dhe Albert Krasniqi

Avokati i Skender Krasniqit, Ramiz Krasniqi ka treguar për vendimin që Skenderi të mos shkojë në varrimin e të birit, Albert Krasniqit.

Avokati tha se vendimin e kanë marrë bashkë me Skender Krasniqin, teksa një propozim të tillë ia ka bërë ai.

“Vendosëm së bashku që të mos kërkojmë pjesëmarrjen në varrim,  unë e propozova dhe ai tha në rregull dhe mirë që s’mori pjesë”, u shpreh avokati.

Ndërkaq Avokati i Skender Krasniqit, Ramiz Krasniqi ka thënë se ka komunikuar me të dyshuarin dhe se ai ka deklaruar se vrasjen e të birit Albert Krasniqi e ka bërë në mënyrë aksidentale.

“Kam komunikuar që në momentin e parë me Skenderin dhe krejt çka ka thënë ai është se vrasjen e ka bërë në mënyrë aksidentale, në atë objekt ka kamera nëse ato kamera kanë qenë funksionale unë jam i bindur se do të konfirmohet mbrojtja e Skenderit”, ka thënë avokati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat