Haradinaj: Programi i AAK-së, parasheh krijimin e politikave lehtësuese për sektorin prodhues

Aktuale

Haradinaj: Programi i AAK-së, parasheh krijimin e politikave lehtësuese për sektorin prodhues

Më: 29 janar 2021 Në ora: 18:28
Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit edhe kandidat për president, Ramush Haradinaj, ka vizituar Gjilanin.

Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se programi i Aleancës parasheh krijimin e politikave lehtësuese për sektorin prodhues në vend.

“Programi i Aleancës, parasheh krijimin e politikave lehtësuese për sektorin prodhues në vend, përfshirë edhe uljen e taksave. Kosova, duhet të sigurojë plasimin e prodhimeve vendore, pasi që me krenari e them që prodhuesit vendorë kanë cilësi konkuruese edhe për tregjet e jashtme”, ka shkruar ai.

Më tej Haradinaj tha se do të angazhohet që të stimulojë universitetet publike dhe private.

Postimi i plotë

Programi i Aleancës, parasheh krijimin e politikave lehtësuese për sektorin prodhues në vend, përfshirë edhe uljen e taksave. Kosova, duhet të sigurojë plasimin e prodhimeve vendore, pasi që me krenari e them që prodhuesit vendorë kanë cilësi konkuruese edhe për tregjet e jashtme.

Ne do të angazhohemi po ashtu, që të stimulojmë universitetet publike dhe private, për investime në teknologji dhe krijimin e kushteve më të mira për punë praktike të studentëve. Kjo politikë, përveç që mundëson punësim më të lehtë, e ulë edhe koston për prodhuesit.

Gjatë vizitës sime në kompanitë "Euro-Model", "Flexograf" dhe "Integj" në Gjilan u njoftova nga afër për problemet e tyre, sidomos gjatë krizës pandemike.

Përkrahja për Aleancën është përkrahje për të gjitha bizneset në Kosovë, është përkrahje për zhvillimin e ekonomisë së vendit.

#ForcaeKosovës

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat