Edhe zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Berisha, është përfshirë në debatin Rugova-Demaçi.
Berisha në profilin e tij në Facebook, thotë se, Adem Demaçi ka qenë antimodeli, kurse, modeli në shëmbëllimin e të cilit është krijuar Republika e Kosovës ka qenë Ibrahim Rugova.
“Ademi ka qenë njeri prej antimodeleve; metoda e tij ka qenë e dekonstruksionit; rrëno një herë deri në fund pastaj eja ta bisedojmë si ta nisim. Po të ndjekej kjo premisë do ishte fatale për Republikën”, shkruan ai.
Ja postimi i tij:
Adem Demaçi ka qenë antimodeli!
Modeli në shëmbëllimin e të cilit asht krijue Republika e Kosovës ka qenë Ibrahim Rugova.
Ademi ka qenë njeri prej antimodeleve; metoda e tij ka qenë e dekonstruksionit; rrëno një herë deri në fund pastaj eja ta bisedojmë si ta nisim.
Po të ndjekej kjo premisë do ishte fatale për Republikën.