Vendimi i Gjykatës Supreme të Kosovës i ndalon kandidimin si deputet kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Alibin Kurti.
Megjithatë ky fakt nuk e ndalon Kurtin që të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, nëse partia e kryesuar prej tij del triumfuese në zgjedhjet e ardhshme.
Për këtë u fol në Ora News, ku i ftuar ishte diplomati Arben Çeku. Ai tha se është e udhës që të respektohet vendimi i Gjykatës Supreme, duke qenë se kjo është dhe kërkesë e vendeve të Kuintit (pesë vendeve që nuk kanë njohur shtetin e Kosovës).
Ndër të tjera ai theksoi se moskandidimi i Kurtit e “viktimizon” në njëfarë mënyre figurën e tij dhe mund të përkthehet në diçka pozitive në fitimin e zgjedhjeve.
“Përdorimi politik i këtij rasti nga të dyja anët nuk është i dobishëm për procesin dhe integrimin e procesit. Politikisht nuk ka ndonjë pengesë për zotin Kurti dhe të tjerë. Përderisa nuk pengohet të jetë kryeministër i Kosovës atëherë pse pengohet sipas logjikës, të jetë një deputet në parlament. Megjithatë Kosova duhet të dëshmojë se respekton institucionet e saj ligjore.
Është një shtet i ri dhe u mbetet interpretuesve të jurisprudencës më shumë se sa politikanëve. Ka një deklaratë të fundit nga vendet e Kuintit, të cilat kërkojnë të respektohet vendimi i gjykatave dhe i sistemit të drejtësisë. Kjo do të thotë që pavarësisht konotacioneve politike dhe emocioneve elektorale, vendimet e gjykatave duhet të respektohen dhe Kosova në fakt ka dëshmuar se i respekton ndryshe problematika të ngjashme ose të përafërta që janë në Shqipëri, ku nuk kemi prej kohësh vendime të qarta të Gjykatës Kushtetuese ndaj mazhoranncave dhe faktorëve qeverisës.
Ndërkohë Kosova ka larguar nga posti i presidentit të paktën 2-3 presidentë dhe zyrtarë të tjerë. Ky është një rast që duhet lexuar, si vullnet i një shteti të ri që kërkon të konsolidojë institucione më shumë se të privilegjojë individë kushdoqofshin ato. Nëse do ta merrnim nga këndvështrimi emocional sigurisht që veprime të tilla nuk do të ishin të drejta, por ku themi që gjykata ka dënuar x person ajo duhet të respektohet.
Personalisht jam pak konfuz, vendimi i tij është dhënë në vitin 20018-ë për shkak të trazirave në parlamentin e Kosovës, ku ndërkohë zoti Kurti dhe të tjerë kanë garuar në zgjedhjet e tetorit të vitit 2019-ë. Por tani pas tre vitesh, është i njëjti person, e njëjta gjykata. Personalisht do të kisha sugjeruar që kjo të mos kishte ndodhur sepse nuk përbën pengesë për humbjen e Lëvizjes Vetëvendosje, por përkundrazi rrit figurën e zoti Kurti, duke e viktimizuar ndoshta më shumë se sa duhet.
Nuk i kryen dobi asnjë force tjetër politike. Këto lloj artificesh ligjore kanë dëshmuar që nuk japin rezultat në periudha zgjedhore. Populli ka orientimin e vet të votës pa u ndikuar nga vendimet e drejtësisë. Është e rëndësishme të mos shkelet hapur veprimet e organeve të drejtësisë kur janë të pavarura.
Pajtohem me qëndrimin e vendeve të Kuintit të cilat kërkojnë respektim të institucioneve dhe vendimeve të saj”, u shpreh diplomati.
Ndër të tjera Çeku theksoi se vendimi i Gjykatës Supreme nuk e ndalon Kurtin të jetë pjesë e një fushate model, apo kryeministri i ardhshëm i Kosovës.
“Artifica e moskandidimit për deputet nuk është se e pengon atë që të për të qenë lideri i Vetëvendosjes dhe kryeministri i Kosovës. Në përgjithësi them këtë, vendimi nuk e pengon atë për të zhvilluar një fushatë model. Nuk e pengon atë që me një rast të caktuar pas zgjedhjeve, ai të jetë kryeministri i Kosovës, ky vendim nuk e penalizon atë”, tha Çeku.