VV reagon pas vendimit të Supremes: Lista jonë me 110 kandidatë garon në referendumin e 14 shkurtit

Aktuale

VV reagon pas vendimit të Supremes: Lista jonë me 110 kandidatë garon në referendumin e 14 shkurtit

Më: 29 janar 2021 Në ora: 22:56
Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, foto ilustrim nga "Bota sot"

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Supreme e cila i pamundëson Albin Kurtit pjesëmarrjen në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pavarësisht këtij vendim LVV thotë se në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojnë me listë të plotë prej 110 vetash, përfshirë edhe Albin Kurtin, e Albulena Haxhiun.

Ky është reagimi i LVV-së:

E pamë vendimin e fundit të Gjykatës Supreme. Ky vendim i kundërvihej aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Zgjedhjet do të mbahen më 14 shkurt, ndonëse ka përpjekje për pamundësimin e tyre. Ankesa në Gjykatën Kushtetuese do t’u jepte shpresë këtyre përpjekjeve.

Lista jonë me 110 kandidatë garon në referendumin e 14 shkurtit. Vazhdojmë me aktivitetet tona drejt fitores plebishitare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat