A do të votonte LDK për Osmanin presidente? – Quni: Ka një hidhërim të madh ndaj saj

Aktuale

A do të votonte LDK për Osmanin presidente? – Quni: Ka një hidhërim të madh ndaj saj

Më: 30 janar 2021 Në ora: 00:09
Anton Quni dhe Vjosa Osmani

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Anton Quni, ka thënë se partia e tij do të mund të votonte një figurë unifikuese për president dhe që s’anon politikisht.

Por, mundësia që LDK të japë votat për Vjosa Osmanin është shumë e vogël, sipas Qunit.

“Osmani ka qenë një ndër figurat më të preferuara të LDK-së, por tani ka një hidhërim shumë të madh. Nuk besoj që mund të krijohet ajo frymë që votuesit e LDK-së që në zgjedhjet e kaluara ishin aq entuziastë për ta bërë atë kryeministre e tani gjendet në listën e Vetëvendosjes, s’besoj që e kapërdijnë aq lehtë këtë çështje”.

Quni ka mohuar se LDK është fajtore për prishjen e koalicionit me Vetëvendosjen duke thënë se LDK e ka në natyrën e saj që të solidarizohet me anëtarët e saj që i është besuar një detyrë, sikurse ndodhi në rastin me Agim Veliun, që u lirua nga detyra e ministrit të Brendshëm nga ish-kryeministri Albin Kurti.

Po ashtu, Quni ka thënë se LDK asnjëherë s’ka qenë patericë e askujt dhe se gjithmonë i është përmbajtur premtimeve dhe atyre që kanë deklaruar.

Quni ka thënë se koalicionet e LDK-së me partitë që s’janë pëlqyer nga votuesit mund t’i ketë penalizuar, por edhe kanë ofruar mësime për të gjithë partitë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat