Rron Gjinovci jep emrin se kush duhet t’i prij listës së VV-së, nuk është Vjosa Osmani – Vetëvendosje ka shansin ta bëjë historinë

Aktuale

Rron Gjinovci jep emrin se kush duhet t’i prij listës së VV-së, nuk është Vjosa Osmani – Vetëvendosje ka shansin ta bëjë historinë

Nga: N. H Më: 30 janar 2021 Në ora: 09:59
Rron Gjinovci

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, përmes një shkrimi në Facebook, ka zbuluar emrin ideal për postin e presidentit dhe se kush duhet t’i prij listës së VV-së.

Sipas Gjinovcit, Lëvizja Vetëvendosje ka mundësinë ta bëjë historinë duke e vendosur si të parën në listën e saj, Vasfije Krasniqin.

Ai thotë se Krasniqi duhet të jetë në krye të listës dhe presidente e Kosovës, ndërsa shpjegon se si mund të ishte jehona në botë lidhur me këtë çështje.

Ja shkrimi i tij:

Sikur t'na printe Vasfija

Vetëvendosja e ka një shans me bo historinë: me e qitë numër 1 Vasfije Krasniqin.

Imagjinoni më 15 shkurt, mediat ndërkombëtare raportojnë "NË KOSOVË FITON PARTIA TË CILËS I PRINË NJË AKTIVISTE QË ISHTE PËRDHUNUAR NGA POLICIA SERBE GJATË VITIT 1999" ose "NJERIU MË I VOTUAR NË KOSOVË DEL GRUAJA QË FOLI PUBLIKISHT PËR PËRDHUNIMIN NGA FORCAT SERBE NË VITIN 1999".

Karrshi Gjykatës Speciale bota do ta dëgjonte edhe njiherë të vërtetën e Kosovës.

Hapi tjetër: me e bo Presidente. Imagjinoni sërish, kur në takimin e Presidentëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin a Paris, Vuçiç kish me qëndru përballë t'vërtetës së vet, krimeve të ushtrisë e policisë serbe në Kosovë. Ose s'kish me shku hiç e mediet ndërkombëtare vazhdimisht kishin me raportu arsyen.

Historia jonë e shtypjes kish me u njoft në botën mbarë dhe na mo nuk kishim me u brengosë për imazhin tonë e të vendit tonë, të historisë sonë të dhimbshme të viteve 1990-a.

Vetëvendosja e ka nji shans me bo historinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat