Avokati Tomë Gashi dhe profesori Muhamet Hamiti janë përplasur mbrëmë pas vendimit të Gjykatës Supreme që nuk lejoi kandidimin e Albin Kurtit për deputet.
Në një moment, derisa po fliste Gashi, Hamiti i reagon duke i thënë se Tomë Gashi e bëri avokatin e partisë së Albin Kurtit.
“E bëre zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosjes, prit tash pak”, ia ktheu Hamiti.
“Qysh-qysh prof. Nuk jam unë zëdhënës i Vetëvendosjes. Janë do të tjerë. Unë jam përkrahës publik”, tha Gashi.
“Zëdhënësit e VV-së janë më të mirë se unë, prandaj janë zgjedh”, shtoi Gashi.
“E ti zëdhënësin e kujt je duke e bë”, pyeti Gashi – Hamitin.
E, përmes një shkrimi në Facebook, Hamiti ka reaguar përsëri duke thënë se është në Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe ka qenë nga fillimi.
“Unë jam në LDK dhe kam qenë prej fillimit”, ka shkruar Hamiti në faqen e tij zyrtare në Facebook. /Bota sot/