Naser Osmani nga LDK ka përkujtuar ish kryetarin e Istogut, Fadil Feratin, në 11 vjetorin e vdekjes së tij.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se do të shkojë çdoherë në Istog dhe do të pijë kafe me miqtë dhe familjen e tij, përcjell Bota sot.
Osmani ka shtuar se nuk do ta takojë fizikisht Feratin, por që me mendje dhe zemër do të jetë gjithmonë me të dhe se vitet e kaluara nuk e kanë zbehur imazhin e mikut më të mirë.
Postimi i tij i plotë:
Unë çdoherë do të vij në Istogun tënd të dashur të pi kafen me miqtë e tu dhe familjen tënde, ty nuk të takoj fizikisht por në mendjen e zemrën time gjithmonë je me mua, as vitet që kanë kaluar nuk e kanë zbehur dot imazhin e mikut më të mirë.