Pacolli: AKR ka programin që ofron rrugëzgjidhje për bizneset

Aktuale

Pacolli: AKR ka programin që ofron rrugëzgjidhje për bizneset

Më: 30 janar 2021 Në ora: 11:46
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Hotelerisë së Kosovës.

Pacolli tha se ky sektor ka patur goditje të madhe për shkak të Pandemisë dhe padijes së shtetit në hartimin e politikave të duhura për mbrojtjen e tyre.

“AKR e ka tashmë programin që ofron në detaje një rrugëzgjidhje për bizneset – si për kompensimin e tyre, ashtu edhe për zhvillimin e mëtutjeshëm” shkruan Pacolli në Facebook.

Postimi i plotë:

Bashkë me kandidatët për deputetë të AKR-së kemi zhvilluar një takim të vyer me përfaqësuesit e Odës së Hotelerisë së Kosovës.

Sektori i Hotelerisë ka pësuar dëme të mëdha vitin e fundit për shkak të pandemisë dhe mosdijes së pushtetit për të hartuar politika të duhura për mbrojtjen e tyre.

AKR e ka tashmë programin që ofron në detaje një rrugëzgjidhje për bizneset kosovare – si për kompensimin e tyre, ashtu edhe për zhvillimin e mëtutjeshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat