Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar fushatën elektorale në Sferkë të Klinës.
Nga aty Limaj ka marrë mbështetje masive në kauzën për Çlirimtarët.
“Me mbështetjen e banorëve të kësaj zone, që shquhen për mirënjohje dhe besnikëri, zëri përfaqësues i Çlirimtarëve do të jehojë edhe më fuqishëm në Parlament dhe kudo nëpër institucionet e Republikës sonë”
Shkrimi i plotë:
Sferka e Klinës, vendi që çdo herë ka dëshmuar se është i gatshëm për t’ju përgjigjur rrethanave historike, veçmas në periudhën më të vështirë për lirinë e Kosovës, mbrëmë i bëri pritje bujare kryetarit Limaj dhe i dha mbështetje masive kauzës sonë për Çlirimtarët.
Me mbështetjen e banorëve të kësaj zone, që shquhen për mirënjohje dhe besnikëri, zëri përfaqësues i Çlirimtarëve do të jehojë edhe më fuqishëm në Parlament dhe kudo nëpër institucionet e Republikës sonë.
Faleminderit Sferkë për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen që na ofruat!
#MeÇlirimtarët