Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Liri Loshi, ka folur pas akuzave se lideri i kësaj partie merr para nga Serbia dhe Rusia.
Ai ka mohuar një gjë të tillë, duke u kërkuar votuesve nga Drenica që të mos u besojnë gënjeshtrave dhe shpifjeve për Kurtin, përcjell Bota sot..
Postimi i tij në Facebook:
Drenicasit e mi të dashur! Ju jeni aq të zgjuar sa ta kuptoni se Albin Kurti nuk merr para nga Serbia dhe Rusia.
Unë ju kuptoj që votën tuaj t’ia dedikoni vuajtjeve dhe martirizimit, por nuk e besoj se atë do t’ia dedikoni gënjeshtrave e shpifjeve.
Uroj që të keni kushte për t’i votuar lirshëm ata që ju i çmoni.