Ilir Ferati, ka përkujtuar babanë e tij, Fadil Feratin, në 11 vjetorin e tij të vdekjes.
Derisa ka publikuar foto nga homazhet tek varri i tij, bashkë me zyrtarët e LDK-së, ai ka thënë se do t’i mbrojë qëllimet e tij me çdo forcë dhe do ta vazhdojë rrugën që ai ua trasoi, përcjell Bota sot.
“Ideali yt vazhdon përmes nesh dhe do ruhet si vlera më e madhe që trashëguam nga ti”, ka shkruar ndër të tjera Ferati.
Postimi i tij i plotë:
Në 11 vjetorin e shkuarjes Tënde në amshim, të përkujtuam sot Ty, babë! Bashkë me Kryeministrin, Kryetarin, veprimtarët dhe anëtarët e LDK-së, partisë që i shërbeve nga fillimi e deri në fund, bashkë me qytetarët e Istogut tënd e Republikës tonë.
Rrugën që na e trasove do e vazhdoj me fanatizëm, qëllimet tua do i mbrojë me çdo forcë. Ideali yt vazhdon përmes nesh dhe do ruhet si vlera më e madhe që trashëguam nga Ti.
Falënderim dhe respekt të veçantë për të gjithë Ju që ndatë kohën Tuaj që sot të jeni bashkë me familjen e Fadilit në përkujtim të veprës së Tij!