Arrestohet polici Haris Kelmendi që keqtrajtoi 18-vjeçarin në stacionin e policisë

Aktuale

Arrestohet polici Haris Kelmendi që keqtrajtoi 18-vjeçarin në stacionin e policisë

Më: 30 janar 2021 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Zyrtari policor, Haris Kelmendi është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se gjatë vitit 2018, ka keqtrajtuar fizikisht një 18-vjeçar, në stacionin policor në Prishtinë.

Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar avokati i Naim Rudari.

Ai tha se Prokuroria ka urdhëruar që ky i fundit të arrestohet sërish dhe të dërgohet në ndalim policor për 48 orë.

Rudari deklaroi se mbi Kelmendin rëndon akuza për veprën penale “Pengim i te provuarit”.

“Po ai është arrestuar sot. Prokuroria Themelore në Prishtinë në mënyrë të padrejtë i ka kërkuar që të paraqitet në stacionin policor. Ai është ndaluar për 48 orë, për veprën penale ‘Pengim i të provuarit”, ka thënë ai.

Më tutje avokati konfirmoi se Kelmendi është i përfshirë dhe duke u hetuar edhe në një rast tjetër, për të cilin theksoi se nuk ka shumë informacione.

Kujtojmë që viktima e këtij rasti, Leotrim Rama, ka dëshmuar në Policinë e Kosovës, se zyrtari policor, Haris Kelmendi ka ushtruar presion  ndaj tij për ta ndryshuar deklaratën.

Haris Kelmendi u arrestua edhe me  28 janar nën dyshimin për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, por i njëjti u lirua më pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat