Avdullah Hoti: Fitorja e 14 shkurtit është e LDK-së

Aktuale

Avdullah Hoti: Fitorja e 14 shkurtit është e LDK-së

Më: 30 janar 2021 Në ora: 16:56
Avdullah Hoti

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar sot një takim me disa të rinj nga rajoni i Gjilanit.

Gjatë fjalimit të tij, ai ka thënë se fitorja e 14 shkurtit do t’i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës.

“Fitorja ka me qenë e plotë dhe unë nuk e kam asnjë dyshim në këtë drejtim. Këta nuk zgjedhin mjete për të bërë garë politike; ndërsa ne duam që edhe garën ta bëjmë me një gjuhë të pranueshme për familjet tona”.

“Prandaj jemi tërhequr pak nga diskursi publik këta muajt e fundit. Por ka një muaj që jam në teren, fitorja me 14 shkurt është e LDK-së dhe e qytetarëve të Kosovës”.

“Njerëzit tanë ta tregojnë në sy – nuk e tregojnë me sondazhe të rrejshme as me linçime, ata rrinë të heshtur dhe presin të flasin më 14 shkurt”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat