Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë ri renditjen e kandidatëve fare, duke dërguar emra të ri, pas mos certifikimit të kandidatëve që kanë probleme me ligjin.
Zyrtarë nga LV-ja treguan se lista e kandidatëve për deputetë nuk është ndryshuar dhe aty do të jenë edhe Albin Kurti, Albulena Haxhiu e e Bajram Mavriqi.
Supremja ka refuzuar certifikimin e kandidatëve për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurtin, Albulena Haxhiun e Bajram Mavriqin.
Po ashtu ka refuzuar edhe certifikimin e kandidatëve për deputetë nga AAK-ja Gani Dreshaj, Rrahim Ajeti dhe Shqipe Kastrati.
Derisa ka refuzuar edhe certifikimin e kandidatëve për deputetë të NIsmës Vesel Krasniqi, Besnik Berisha, Filloreta Bytyçi, Valentina Alijaj, Xhafer Berisha, Aziz Thaçi, Musa Fetahaj, Hasime Daka, Fatmir GërdellajVehbi Avdullahaj, Endrit Shala dhe Ardian Nokaj.