Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes dhe u.d e Presidentit, Vjosa Osmani kanë vizituar gjatë ditës së sotme, Mitrovicën e Veriut.
Mirëpo, vizita e tyre nuk shkoi si duhet, pasi një grup serbësh i detyruan ata që ta ndërprejnë vizitën në këtë pjesë.
Ndaj kësaj vizite, ka reaguar zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Avni Bytyçi i cili e cilësoi këtë si një vizitë turistike të Kurtit dhe Osmanit.
“Një politikan që shtiret ujk me shqiptarët, e dele me Serbinë nuk na duhet. Mjaftuan një grusht të rinjsh që të zbrapsin Kurtin dhe Vjosen nga vizita e tyre turisitike në Veri”, shkroi Bytyçi në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Sot në veriun e Kosovës Albin Kurti u takua me real politikën. Një politikan që shtiret ujk me shqiptarët, e dele me Serbinë nuk na duhet. Mjaftuan një grusht të rinjsh që të zbrapsin Kurtin dhe Vjosen nga vizita e tyre turisitike në Veri. Një përkujtim për të gjithë se poezitë e fjalët e madh nuk kryejn punë kur nuk ke zemër e guxim. Frikacak!