Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe U.d. të Presidentit, Vjosa Osmanit i është ndërprerë vizita në Mitrovicën e Veriut, nga disa serbë.
Lidhur me këtë rast, ka reaguar avokati Dasti Pallaska i cili ironizoi me Albin Kurtin.
“Versioni i popullistëve që pretendojnë me i zgjidhë problemet me rimë dhe simbolikë: Veni Vidi Effugium, në shqip Erdha Pashë Ika”, shkroi Pallaska në Facebook, përcjellë “Bota sot”
Postimi i plotë
Origjinali:
Veni Vidi Vici, ne shqip Erdha Pashë Pushtova.
Versioni i popullistëve që pretendojnë me i zgjidhë problemet me rimë dhe simbolikë:
Veni Vidi Effugium, në shqip Erdha Pashë Ika.