Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe u.d së presidentes Vjosa Osmani, kanë vizituar sot qytetin e Mitrovicës.
Përveç pjesës jugore, Kurti dhe Osmani kanë vizituar në këmbë edhe pjesën veriore. Por, aty kanë hasur në një pengesë të serbëve. Dhjetëra serbë, kanë penguar dy politikanët e Kosovës gjatë vizitës së tyre, duke i ofenduar ata me britma dhe fjalë të ulëta në rrugë.
“Ja q*** n***”, ishte ofendimi i parë që serbët hodhën në gjuhën shqipe në drejtim të Kurtit dhe Osmanit.
Më pas ata vazhduan ofendimet “N**** shqiptarëve”, “P*** i shqiptarëve” në gjuhën serbe. Qytetarët serbë kanë brohoritur edhe kundër UÇK-së, duke thënë se “këtu i thonë Serbi”.
Në videot e publikuara në media, shihet prani e policëve të Kosovës./BS