Sot është mbajtur mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me ri-renditjen e kandidatëve për deputetë, pas vendimit të Gjykatës Supreme.
Në këtë mbledhje është bërë e ditur se në mesin e partive Lëvizja Vetëvendosje, nuk e ka bërë ri-renditjen e listave me emrat e kandidatëve për deputetë.
Për këtë ka reaguar, Natyra Kuçi ka ironiziar me Albin Kurtin duke thënë se, ai është njëshi i pazëvendësueshëm, ku i gjithë pushteti është për të sepse për të tjerët nuk bënë.
Postimi në Facebook:
Njëshi i pazëvendësueshëm. Ky është mësimi që nxorrëm sot nga refuzimi i Kurtit për të zëvendësuar emrat në listën zgjedhore. Sepse nuk mund ta imagjinonte dikë të dilte i pari, më i votuari, që nuk është e vetja e tij.
Njëshi i pazëvendësueshëm, i gjithë pushteti për të sepse të tjerët nuk bënë. Sepse të tjerët nuk janë e vërteta. Është një, Kurti, e vërteta, rreziku që po i kanoset demokracisë.