Pengimi i vizitës së Kurtit dhe Osmanit në veri të vendit ka ngjallur reagime të mëdha duke mos e arsyetuar këtë gjest të serbëve.
Ish-profesori universitar, Milazim Krasniqi përmes një shkrimi në facebok ka reaguar në lidhje me këtë temë duke shkruar që “paqja ushtarake”, u dëshmua edhe sot në veri të vendit ku nuk u lejuan të shkojnë Kurti dhe Osmani.
Krasniqi shton që prandaj insistoj që të mos shesin çallëm asnjeni, sepse Kosova si problem sigurie mirëmbahet nga KFOR e edhe nga policia e UNMIK-ut në very, përcjell “Bota sot”.
Në fund ai shton që ky incident tregon se sa fals janë politikanët tanë, duan t’ia nxjerin sytë njëri tjetrin, ndërsa nuk mund ta trembin as macen prej përsheshit.
Postimi i plotë
“Paqja ushtarake” u dëshmua edhe sot në veri, ku nuk janë lejuar të shkojnë Albin Kurti e Vjosa Osmani. Do të ndaloheshin edhe të tjerët, po të shkonin. Prandaj insistoj që të mos shesin çallëm asnjeni, sepse Kosova si problem sigurie mirëmbahet nga KFOR e edhe nga policia e UNMIK-ut në veri. Edhe ky incident tregon se sa fals janë politikanët tanë, duan t’ia nxjerin sytë njëri tjetrin, ndërsa nuk mund ta trembin as macen prej përsheshit. Veç shikojeni flamurin serb në prapavijë, ju trimosha të fejsbukut! Më saktë, ju fundërrina!