COVID-19: Hoti thotë se me pranverën kthehet normaliteti

Aktuale

COVID-19: Hoti thotë se me pranverën kthehet normaliteti

Më: 30 janar 2021 Në ora: 21:11
Avdullah Hoti

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, nuk pushoi nga aktivitet e parafushatës as këtë vikend.

Pjesën e parë të ditës së shtunë e kaloi në Istog, e atë më të madhe të ditës e pati të ngjeshur me takime në Gjilan.

Në këtë komunë vizitoi disa fabrika, e u takua edhe me të rinjtë që u bënë së fundmi pjesë e LDK-së.

Gjatë takimeve që pati, pretendentit të postit të kryeministrit edhe për një mandat, nuk i munguan as zotimet.

Avdullah Hoti tha se që nga shkurti do të nisë vaksinimi me ilaçin kundër COVID-19, e deri në mars qytetarët mund të lëvizin e veprojnë lirshëm pa mjetet mbrojtëse të përditshme si maskat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat