Gazetari Çim Peka, ka folur pas vendimit të Gjykatës Supreme i cili nuk i dha të drejtë, kryetarit të VV-së, Albin Kurtit të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Peka, në Rtv Dukagjini, ka deklaruar se pavarësisht, se a është Kurti në listë apo jo, kjo gjë nuk ka vlerë fare.
"Albin Kurti është aty, ka qenë e qartë që në ditën e parë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese se ai nuk do ta kishte emrin në listë. Edhe listën e bardhë ta lë KQZ , kjo do të jetë një votë kundër estabilishmentit 20 vjeçar politik.
Ai shton se edhe nëse fshihen 100 emra nga lista e kandidatëve për deputetë, prapë kjo do të jetë votë kundër partive politike që kanë ndërtuar Kosovën për 20 vjet.
"Nuk ka pikë rëndësie lista, nëse e ka emrin apo jo Albin Kurti. Këtu po votohet për Albin Kurtin kryeministër dhe mosqenia në listë nuk e pengon. Në Kosovë po votohet për qeverinë e re, nuk po votohet se kush deputet merr më shumë vota" deklaron Peka në emisionin i cili po vazhdon.