Pas incidentit në Mitrovicë, ku serbët penguan kreun e VV-së, Albin Kurti e u.d të presidentit, Vjosa Osmani është deklaruar edhe ish-kryetari i Mitrovicës në veri, Goran Rakiq.
Ai për Kosovo Online ka thënë se Kurti dhe Osmani kanë pasur qëllim që të shkaktojnë incident, sepse ata me vete, sipas tij, kanë pasur njerëz me shenja të UÇK-së.
“Fakti që ata ishin të shoqëruar nga njerëz me shenja të UÇK-së tregon një qëllim të maskuar për të provokuar një reagim nga serbët, të cilët me mbledhjen e tyre, fishkëllimat dhe thirrjet për t’u larguar nga veriu shprehën protestë të qartë”, tha ai.
“Falënderoj qytetarët e Mitrovicës së Veriut që u përmbajtën dhe nuk u vendosën për këtë provokim, por ata gjithashtu treguan se hapësira e kujt është dhe kujt i përket, se provokatorët nuk kanë vend këtu”, shtoi ai.