Publikohet një foto e Kurtit dhe Osmanit duke pirë kafe në Veri të Mitrovicës

Aktuale

Publikohet një foto e Kurtit dhe Osmanit duke pirë kafe në Veri të Mitrovicës

Nga: M.H Më: 30 janar 2021 Në ora: 22:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Kreu i VV-së, Albin Kurti dhe ushtruesja e postit të presidentit, Vjosa Osmani kanë vizituar sot veriun e vendit.

Gjatë vizitës së tyre ata hasën në pengesa nga qytetarët serbë, duke penguar vizitën e tyre.

Kjo situatë të cilën e krijuan qytetarët serbë ngjalli reagime të mëdha mirëpo që zëdhënësi I VV-së, u shpreh që nuk është ndaluar takimi pasi ka përfunduar sipas agjendës.

Së fundmi delegati në kuvendin e përgjithshëm të LDK-së, Naser Arifi publikoi një foto ku shihen Kurti dhe Osmani duke pirë kafe së bashku me qytetarët, përcjell “Bota sot”.

Kafe në Mitrovicë me Presidenten edhe me Kryeministrin, shkroi bashkangjitur me foto Arifi.

Postimi i plotë

Kafe në Mitrovicë me Presidenten edhe me Kryeministrin!

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat