Profesori vjen me një këshillë për Osmanin dhe Kurtin, pas pengimit të vizitës së tyre në Veri të vendit

Aktuale

Profesori vjen me një këshillë për Osmanin dhe Kurtin, pas pengimit të vizitës së tyre në Veri të vendit

Nga: M.H Më: 30 janar 2021 Në ora: 23:36
Foto nga takimi

Profesori universitar, Enver Bytyçi përmes një shkrimi në facebok ka komentuar ngjarjen që ka ndodhur në veri të vendit.

Pas pengimit të takimit të Kurtit dhe Osmanit të very të vendit, profesori vjen me një këshillë për të dy, përcjell “Bota sot”.

Profesori iu përmend katër fusha për të cilat të dy kur të vinë në pushtetë duhet të merren, duke filluar nga masat që do duhet të mirren në very e deri tek përmisimi në fushën e kulturës e shëndetësië.

Bytyçi thotë që nevojitet një plan I detajuar për ta zgjidhur krizën në vend.

Postimi i plotë

Një këshillë për Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin

Mirë bëtë që dolët në veri. Provuat publikisht se në atë zonë qeveria Hoti dhe qeverisja e tij nuk ekziston, se ministri i Brendshem filoserb, Agim Veliu është bashkëpunëtor në aktin fashist të serbëve kundër jush!

Tani uluni dhe hartoni një plan të detajuar se si ta zgjidhni krizën e veriut:

1, Si do të silleni me kriminelët, kontrabandistët dhe mafien serbo-shqiptare në këtë territor të Kosovës? Çfarë masash do të merrni ju në qeverisje për ta luftuar krimin në veri.

2. Si do t'i ndërprisni lidhjet e qeverisë serbe dhe politikës së Listës Srpska me krimin në veri të vendit?

3. Si do t'i ndërprisni lidhjet mafioze të sipërmarrësve shqiptarë në Kosovë, në Shqipëri e gjetke me tregtinë e paligjshme në veri të vendit? Po ashtu lidhjet e mediave me këtë organizatë kriminale.

4. Çfarë investimesh dhe reformash do të bëhen për popullaten në atë pjesë të Kosovës, me qëllim që të rritet niveli i jetesës dhe mirëqenia, çfarë mund të përmirësohet në fushën e kulturës, shëndetësisë, sigurisë, gjyqësisë e drejtësisë.

Ka dhe shumë fusha ku do të duhet një projekt i madh për këtë. Ju vini në pushtet për ta përmbysur politikën e justifikimit dhe bashkëpunimit të paraardhësve tuaj me strukturat e krimit serb-shqiptar mafioz në veri të Kosovës! Prandaj ndryshimi duhet të fillojë në veri të Kosovës!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat