Elvis Hoxha, ish-këshilltar i Albin Kurtit, i ka reaguar kandidates për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës Ganimete Musliu, e cila ka thënë se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, kanë ikur nga veriu i Mitrovicës si “pula të lagura”.
Hoxha ka thënë se PDK-ja e ka formuar Listën serbe, duke fajësuar Hashim Thaçin se ua mbylli shqiptarëve urën për në veri.
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka akuzuar edhe Berat Buzhalën, duke theksuar se ai dhe Musliu janë klani që e kanë sjellë në gjendjen ku ka veri dhe jug.
Por, Hoxha ka paralajmëruar se pas 14 shkurtit, nuk do të ketë më veri.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Listën serbe e ka kriju partia e Ganes. Ganja e harron këtë fakt. Ndërsa Borati mendon se kandidati për kryeministër i Kosovës nuk duhet të shkelë në veri të Kosovës. Në kokën e Boratit është nda Kosova.
Ganja dhe Borati janë klani që e ka sjellë Kosovën në këtë gjendje ku ka ka veri dhe jug. Ndodhi atëherë kur Hashimi iu mbylli shqiptarëve urën për veri. Ganja e ka harru, por Borati fort mirë e di.
Mashtrimi apo Hashimi e ka ndarë Kosovën, por në 14 shkurt ndahet Kosova prej mashtrimit dhe Hashimit Dhe do e shohin të gjithë se si nuk do të ketë më veri. Pak kohë do të duhet, por do të bëhet.