Njohësi i cështjeve politike, Nexhmedin Spahiu, ka komentuar ngjarjet e djeshme në veri të vendit, gjatë vizitës së u.d presidentes, Vjosa Osmani dhe kandidatit për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Osmani e Kurti nuk mundën t’i bëjnë as 100 hapa përtej Urës së Ibrit, ndërsa po t’i përfillnin këshillat e tij, problemi i Veriut të Kosovës ish zgjidhur moti.
“Sot, Presidentja e Kosovës e ish- Kryeministri Albin Kurti nuk munden me i bë as 100 hapa përtej Urës së Ibrit. Me i pa përfillë këshillat e mia, problemi i Veriut të Kosovës ish zgjidhur moti”, shkruan ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Para 20 viteve pa fije problemi i udhëheqja në veri të Mitrovicës Kryeministrin Bajram Rexhepi dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralin Marcel Valentin. Sot, Presidentja e Kosovës e ish- Kryeministri Albin Kurti nuk munden me i bë as 100 hapa përtej Urës së Ibrit. Me i pa përfillë këshillat e mia, problemi i Veriut të Kosovës ish zgjidhur moti.
Foto: 30.06.2002. duke parakaluar në Veri të Mitrovicës, pran nesh autobusi i Nish Express.