Kandidati për President të Kosovës, Ramush Haradinaj me rastin e përvjetorit të 24-të të rënies së heroit Zahir Pajaziti, vendosi lule pranë bustit të tij.
Haradinaj tha se Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu njëzetekatër vite më parë u shndërruan në pikëmbështetjen e vizionit tonë për Kosovën.
Postimi i plotë
Shembuj të atdhedashurisë dhe vetëmohimit, në kërkim të lirisë dhe të drejtës së shqiptarëve.
Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, njëzetekatër vite më parë u shndërruan në pikëmbështetje të vizionit tonë për Kosovën.
Lavdi e përjetshme! RH