Opinionisti Binak Maxharraj, ka fajësuar Partinë Demokratike të Kosovës dhe ish-presidentin Hashim Thaçi, për veriun e Mitrovicës.
Ai ka thënë se veriu ishte lojë makabre në mes të Thaçit dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiqit, përcjell Bota sot.
Sipas Maxharrajt, veriu i Mitrovicës sot është më shumë i Serbisë se sa i Kosovës.
Postimi i Maxharrajt në Facebook:
Le ta dinë të gjithë se veriu është një lojë makabre në mes të Thaçit dhe Vuçiqit, e cila për pak se nuk rezultoi me ndarjen e veriut.
Pra, për çdo gjë që ka ndodhë në veri të Kosovës për këto 20 vite, fajtori kryesor është PDK dhe Hashim Thaçi.
Prandaj, sot e kemi veriun kështu siç e kemi, më shumë dhe gati krejt i Serbisë dhe hiq e aspak i Kosovës.