Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri, ka reaguar ndaj deklaratës së kandidatit për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Bekim Haxhiu-Kamishi. Ky i fundit, ka akuzuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin, se financohet nga Serbia dhe Rusia.
Familja Imeri, këtë e ka quajtur “trillim SHIK-ist”, duke thënë se fushata e këtij niveli është “fashiste”, përcjell Bota sot.
Sipas kësaj familjeje, po ndodh ringjallja e vetëdijes kombëtare, duke theksuar se “horrat” do të humbin.
Reagimi i plotë i familjes Imeri në Facebook:
Personazhi i Prontos nga Drenica, riciklon narrativen e trillimeve shikiste të Kamishit, se kinse Albin Kurti financohet nga Serbia, kjo është e njëjta fabrikë e shpifjeve që protagonisti i listës së zezë të qeverisë amerikane e lansoi ditë më parë. Nuk ndezë kjo metodë më, jemi në vitin 2021.
Shpifja e turpi nuk kanë brirë, por shfaqin karakterin me njolla të atij që dezinformon në këtë masë..!
Fushata e këtij niveli është fushate fashiste, e cila në kontekstin tonë kosovar, në emër të luftës ka shpifur, në emër të luftës ka plaçkitur fondet e luftës, në emër të luftës ka goditur kundërshtarët politikë me të gjitha mjetet.
Kuptohet dhunën e kanë pasur mjetin kryesor që i kanë qëruar hesapet me ata që mendojnë ndryshe
Qyqaret janë dezorientuar tërësisht nga fryma e fitores në epokën e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Ringjallja e vetëdijes kombëtare po ndodhë, horrat kanë vetëm një rrugëdalje – humbjen.