Ferat Shala, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, ka thënë se Vitia ka mobilizim të madh të strukturave dhe qytetarëve për programin e PDK-së.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se orientimi i duhur do të vazhdojë të mbetet PDK-ja.
Postimi i plotë:
Kafeja e mengjesit e ka shijen më të mirë kur ajo pihet me miq të vjetër.
Sot në Viti me ish-koleget e studimeve, tani kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, si dhe me kryetarin e Degës së PDK-së.
Në Viti paska mobilizim të madh të strukturave dhe qytetarëve për programin #Rimëkëmbje dhe për çlirimtarët e shtetndërtuesit.