Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar se nesër do të nënshkruajnë marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit.
Hoti thotë se kjo krejt kjo po vije si rezultat i marrëveshjes së Uashingtonit.
“Zyrtarizmi i marrëdhënieve shtetërore vjen pas bisedës telefonike që zhvillova me 4 shtator 2020 me kryeministrin Benjamin Netanyahu, nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë në Uashington”, ka shkruar Hoti, në Facebook.
Në fund, Hoti thekson se Kosova e mirëpret njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit dhe angazhohet për zgjerimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë.
Ja postimi i Hotit:
Si rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit, nesër nënshkruajmë marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit.
Zyrtarizmi i marrëdhënieve shtetërore vjen pas bisedës telefonike që zhvillova me 4 shtator 2020 me kryeministrin Benjamin Netanyahu, nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Kosova si Republikë Parlamentare, si shtet sekular, mirëpret njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit dhe angazhohet për zgjerimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë.