Thaçi thoshte dhuratë e Rankoviqit, VV-ja e Albin Kurtit i kundërpërgjigjet me këto pamje

Aktuale

Thaçi thoshte dhuratë e Rankoviqit, VV-ja e Albin Kurtit i kundërpërgjigjet me këto pamje

Nga: D.RR Më: 31 janar 2021 Në ora: 15:14
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje, në një video të publikuar në faqen e tyre zyrtare në Facebook, ka shfaqur pamje nga vizita e djeshme e Kurti, Osmanit dhe kandidatëve të tjerë, në Veriun e Kosovës. 

Në postimin e tyre, ata kanë thumbuar ish presidentin Thaçi, duke shkruar se aty janë në në pjesën e Kosovës që i ka takuar përherë asaj e që nuk i është dhënë asnjëherë si dhuratë. 

Ish presidenti Thaçi pati dhënë se ato fshatra andej, janë dhuratë e Rankoviqit. 

Tutje, VV-ja thotë se klasa e vjetër politike kishte dështuar në menaxhimin e asaj pjese. 

Postimi i plotë: 

Në Kodrën e Minatorëve, në pjesën e Kosovës që ka qenë përherë e jona e nuk na është dhënë si dhuratë, kryeministri i ardhshëm, i shoqëruar nga presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe kandidatët për deputetë, Edi Pruthi, Armend Muja, Arjeta Fejza, Jeta Statovci, Faton Peci, e Rozeta Hajdari, theksoi se qeverisja e ardhshme do të angazhohet që të respektohet e drejta e pronës, e të restaurohen shtëpitë e dëmtuara, për shkak se askush nuk e ka lëshuar atë pjesë nga qejfi apo luksi por nga trysnia e dhuna së cilave klasa e vjetër politike pat dështuar t’iu përgjigjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat