Kur Albin Kurti përballej “fyt më fyt” me tanket serbe

Aktuale

Kur Albin Kurti përballej “fyt më fyt” me tanket serbe

Nga: D.RR Më: 31 janar 2021 Në ora: 15:22
Albin Kurti para tankeve serbe

Dy fotografi te publikuara nga mbështetësit e Vetëvendosjes, të liderit të VV-së, Albin Kurtit është bërë virale në rrjetet sociale, pasi Kurti u kritikua nga kundërshtarët politik, kinse për ikjen dje nga veriu kur serbët dolën në protestë.

Kjo faqe, ka publikur një fotografi gjatë demonstratave të shqiptarëve gjatë viteve të 80-ta, ku shihet Albin Kurti në ballë te tankeve serbe.

‘Albin Kurti si luan para makinerisë dhe tankeve të Millosheviqit gjatë demostratave”, shkruan faqja e cila e publikoi këtë fotografi.

Albin Kurti, në atë kohë ishte student në Universitetin e Prishtinës dhe ishte një prej organizatorëve të asaj kohe të demonstarave që ndryshuan kahjen e ish Jugosllavisë.

Kurti, si gjithmnonë ishte i pari, ashtu siç shihet edhe në fotografi, ai është para tankeve të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Ishin këto demonstrata që dridhen themelet e Serbisë nga ku edhe filloj një organizim mbarëkombëtarë për t’i bërë ballë kriminelit Millosheviq.

Këto fotografi, aktivistët e VV-së i kanë publikuar pasi Kurti u akuzua se iku nga përballja e djeshme me serbët. 

Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat