Vjen thirrja nga anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së: Mos bini pre e fushatës së eger - ky është qëllimi i PDK-së dhe NISMA-s

Aktuale

Vjen thirrja nga anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së: Mos bini pre e fushatës së eger - ky është qëllimi i PDK-së dhe NISMA-s

Nga: M.H Më: 31 janar 2021 Në ora: 16:11
Bajrush Hoti

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Bajrush Hoti përmes një postimi në facebok ka shkruar në lidhje e fjalimet e fundit të liderëve të partive politike.

Hoti shkruan që fjalimet po bëhen duke u munduar që në emër të luftës të mashtrojnë qytetarët, përcjell “Bota sot”.

Anëtari përmes këtij shkrimi bën thirrje që mos bin pre e kësaj fushatë të egër pasi Nisma dhe PDK përmes kësaj mënyre po mundohet që të orientojnë qytetarët në interesat e tyre personale.

Tutje Hoti thotë që në këto zgjedhje të mbizotëroj shteti shtet dhe askush të mos jetë mbi ligjin.

Postimi i plotë

Të nderuar qytetarë Këto ditë të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit po dëgjojmë fjalime të ndryshme duke u munduar që në emër të vlerave të luftës t'i mashtrojnë qytetarët, familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës si dhe veteranët me sllogane nga më të ndryshme si ,,Çlirimtarët'' në emër të vlerave të luftës duke u munduar që të mbijetojnë në politikë me mashtrime siç kishin mashtruar plot 20 vite pas lufte duke i shfrytëzuar e mashtruar kategoritë emblematike që dhanë gjithçka nga vetja, djersën dhe gjakun për çlirimin e vendit për interesa përsonale sa për tu pasuruar për vete. Të nderuar bashkëluftëtarë, ju drejtohem përmes këtij shkrimi mos bini pre e kësaj fushate të egër që po zhvillohet, vlerat dhe meritat tona që ishim pjesë e luftës në vitet 1998-1999 janë të shpërndara në të gjitha partitë e një pjesë edhe në LDK, prandaj liderët e disa partive e sidomos NISMA Socialdemokrate dhe PDK po mundohen që kontributin tuaj ta orjentojnë drejtë interesave të tyre personale, një gjë duhet ta kenë të qartë këto dy parti se qytetarët dhe kategoritë e dala nga lufta të cilët i respektoj shumë jo vetëm une si veteran por edhe Partia ime LDK-ja, tani i kanë kuptuar qartë qëllimet tuaja, interesat personale dhe të klaneve dhe grupeve të interesit tuaj dhe tani do të ndëshkoheni për të gjitha të kqiat, mashtrimet që i keni vazhduar për plot 20 vite nga persona që trumbetua si krah i luftës sa për të grabitë pushtet si këta të VV-së që qeverisën një mandat të plotë, pastaj PDK dy mandate dhe tani NISMA Socialdemokrate që po e përfundon mandatin e dytë e që të tria bashkë secila pa dallim qeverisën keq e më keq, prandaj qytetarë të nderuar, këto zgjedhje me 14 shkurt të orientohemi mbarë aty ku mendohet për ju dhe Shtetin e Kosovës,me ne do ta përjetoni vertetë Shteti. Shtet. Dhe askush mbi ligjin, me ne do të ruhet dhe vazhdohet miqësia me miqt tanë ndërkombëtarë e sidomos SHBA-në, ne mendojmë për zhvillimin e vendit, arsim cilësorë,shëndetësi kualitative, bujqësi të zhvilluar, sport e kulturë për rini e shumë të tjera. Këtë e garantojmë me Avdullah Hotin Kryeminister. B.H

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat