Opinionisti Sulejman Mehazi, ka folur për pengesën e serbëve gjatë vizitës së lideri të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe u.d së presidentes Vjosa Osmani, dje në veri të Mitrovicës.
Ai ka pyetur PDK-në, LDK-në dhe AAK-në se nga pavarësia e deri më sot, se, e kujt është Mitrovica e Veriut, përcjell Bota sot.
Mehazi ka thënë se këto parti kanë zhgënjyer qytetarët e Kosovës.
Reagimi i tij i plotë:
Pasi Kurti e Vjosa u penguan
Pasi Kurti e Vjosa u penguan, por këmbëngulja e tyre e bëri që të hyjnë në Mitrovicë të Veriut, atëherë ju pyesim juve të PDK, LDK, AAK që keni sunduar qeverinë e Republikës së Kosovës që nga Pavarësia e 2008 deri më sot, se, e kujt është Mitrovica e Veriut, e Kosovës apo e Serbisë? Domethënë ju gjatë cikleve zgjedhore keni gënjyer qytetarët e Kosovës?!