Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka takuar strukturat e kësaj partie në Vushtrri.
Haradinaj, i cili njëherësh është edhe kandidat për presidentë të ri të Kosovës, ka thënë se partia që ai drejton është duke u angazhuar për reforma në drejtësi për pavarësi të plotë të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Si dhe për largimin e të korruptuarve nga sistemi i drejtësisë.
“Aleanca, në kuadër të reformave në drejtësi, angazhohet për pavarësi të plotë të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe largimin e të korruptuarve nga sistemi i drejtësisë. Sundimin e ligjit dhe shtyllat e tjera të Programit të Aleancës, i shpalosa sot para strukturave të degës në Vushtrri. Besimi për vizionin tonë po rritet çdo ditë”, ka shkruar ai në Facebook.