Pas rastit që ka ndodhur në Veriun e Mitrovicës, me vizitën e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, ka reaguar edhe aktori dhe shkrimtarit Ҫun Lajҫi.
Ai përmes një postimi në Facebook thotë se e kanë ‘vrarë’ sharjet e serbëve dje në Mitrovicë e që erdhën jo për fajin e tyre, por të vetë shqiptarëve.
“Po tonin, se 20 vite vumë kufi n'Ibër, s'deshtem m'ua prishë rehatinë serbëve n'tokën tonë”, shkruan aktori Lajҫi.
Ai tutje shkruan se po kritikohet Albini e Vjosa e jo ata komandantë që bashkëpunuan me ‘rojet e urës’ e që Radojҫiqin e Rakiҫin i patën miq.
“E tash kritikohet Albini e Vjosa nga profesori "analist" e gazetari "gërrnaç" ne T7, e jo ata komandatët trimat që bashkpunuen me "rojet e urës" e nentokën e Zveçanit! Ata që Radojçiqin e Rakiçin i paten miq e shokë e ngrehen dolli”, shkruan tutje ai.
Postimi i plotë:
- Nji asht për qenin
- nji tas ujë për zogun
- nji copë bukë për fëmiun
- nji lumë gjaku për atdheun
- n'daç me qenë i lirë rrugëve tua
- n'daç mos me ta sha djepin
- veri-jug me qenë kërthiza e nanës
Kështu m'vinë mendimet n'ket mëngjes, e s'di pse fajet i lypi të bora fjolla-fjolla që binte dje n'Rugovë.
- Ndoshta pse u fal Çakorri e kufini u mbyll për herë t'parë që kur Austro-Hungaria e hapi rrugën, e Plavë-Guci i lidhi me Kosovën!
Tash ato mbetën të shkëputuna nga 14 fshatrat e Rugovës e n'vend se me dalë n'Plavë për 30 minuta, duhesh me zbritë n'Pejë, me dalë n'Rozhajë, me trupua Beranës, me ra n'Andrievicë e me shkua n'Plavë!
Ose me ra n'Pejë, me shkua n'Deçan, m'u futë grykës përpjetë e me përfundua n'Bjeshkë t'Belegut, se s'ke kah shkon ma! Jo, se Mali i Zi as që ka pa andërr me ba rrugë e m'u lidhë me rrugën e kombit ( se kjo Kosova jonë veç rrugë kombi po don me dalë)!
Hej, rreth e rreth dredhës së derrit për me shkua n'Guci e me hi n'Kelmend!
M'thoni ju që e falet këtë tokë, pse harrohet ky kufi, kjo rrugë kaq e vjetër, e vetmja ndër shekuj! Kujt i konvenon?
Po ua them këtë, se m'vranë shamjet e serbve dje n'Mitrovicë, jo për fajin e tyne, po tonin. Po tonin, se 20 vite vumë kufi n'Ibër, s'deshtem m'ua prishë rehatinë serbve n'tokën tonë!
E tash kritikohet Albini e Vjosa nga profesori "analist" e gazetari "gërrnaç" ne T7, e jo ata komandatët trimat që bashkpunuen me "rojet e urës" e nentokën e Zveçanit! Ata që Radojçiqin e Rakiçin i paten miq e shokë e ngrehen dolli!
Pse kanë shkua? Çka duen atje?
Profesorët i venë n'dyshim kufijtë e vet, qytetin e vet e prap s'duen me ia prishë rehatinë serbit n'tokën tonë!
- Dje e pat rastin me u tregua? Por asht lepur! Thoshte për Albinin, thuase ai atje kishte shkua me luftua e jo me ba fushatë zgjedhore n'qytetin e minatorve! Thua se përtej Ibrit s'asht Kosovë! Thoshte profesori që shiste mend tue i thanë atij Rronit: Unë n'krah e kam mbajtë mitralozin!
Dhe mirë ia ktheu: Ani çka? Mos deshte me t'ba milioner si ata tjerët që vjedhen e s'u ngopën!?
Jo! As bora e bardhë e Rugovës nuk na i mbulon marritë, por as kufijtë nuk na i çelë e trojet s'na i mbronë!
Mbramë m'vinte keq vetëm nga Lulja, që s'donte me i besua veshit as synit e me ulërua s'donte si profesori e gazetari!
Mjerim!