Basketbollisti i njohur në Kosovë, Edmond Azemi, ka dhënë mbështetjen e tij për Lëvizjen Vetëvendosje.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i VV-së, Albin Kurti, i cili e ka pritur atë në zyrë, së bashku me Arben Vitinë.
Kurti njoftoi se nga Azemi kanë pranuar një top basketbolli të nënshkruar nga ai.
Postimi i plotë:
Do të shënojmë!
Edmond Azemi na vizitoi sonte. Evokuam shumë ndeshje historike të basketbollit vendor e ndërkombëtar dhe diskutuam për mbështetjen që ne duhet e do t’i japim basketbollit dhe sportit në përgjithësi. Me kaq shumë rini që kemi, sportit i nevojiten shumë më tepër investime. Bashkë me kryetarin e Qendrës sonë në Prishtinë dhe kandidatin tonë për deputet, Arben Vitia, e falënderuam Edmondin për mbështetjen e tij. Ai na e dhuroi një top të nënshkruar prej tij, dhe ne i premtuam që ditë më të mira po vijnë për fushën e sportit. Krejt dhe drejt do të shënojmë fitoren plebishitare me 14 shkurt.