Kandidati për deputet nga LDK-ja, Visar Hoti, ng tubimet me qytetarë ka thënë se, Lidhja Demokratike është orientimi i drejtë dhe triumfalist i zgjedhjeve te 14 shkurtit.
Sipas tij, sondazhet e fabrikuara do të marrin përgjigjjen reale pas 14 shkurtit.
Postimi në Facebook:
Takime shumë, pjesmarrje masovike, diskutime konstruktive dhe motiv i madhë për të treguar se Lidhja Demokratike është orientimi i drejtë dhe triumfalist i zgjedhjeve te 14 shkurtit.
Faleminderit për mbështetjen e pafund, për Lidhjen tonë dhe numrin #61- Visar Hotin Bradashit dhe shumë fshatrave, Podujevës dhe shumë familjeve, Obiliqit dhe shumë qyteteve, të rinjëve plotë shpirtë dhe energji që po dëshmojnë se modeli i mirë qeverisës është modeli i Lidhjes sonë, me projekte të mëdha për vendin dhe miqësi të përhershme me aleatët tanë.
Sondazhet e fabrikuara do të marrin përgjigjjen reale pas 14 shkurtit.
#unëembajfjalën
#shtetipërqytetarët
#visarhoti61✅