(E plotësuar 21:33) - Një zyrtar policor dyshohet se ka kryer vetëvrasje sonte para stacionit policor në Ranillug.
Mësohet se i njëjti është i nacionalitetit shqiptar nga fshati Koretinë i Kamenicës.
Burimet kanë bërë të ditur se zyrtari policor dyshohet ta ketë vrarë veten me një plumb te shkallët e stacionit policor në Ranillug.
***
Një zyrtar policor dyshohet se ka kryer vetëvrasje në orët e mbërmjes së sotme.
Sipas burimeve brenda policisë në Gjilan se polici dyshohet se vetëvrasjen e ka kryer para stacionit policor në Ranillug.
Tutje raportohet se aktin polici e ka kryer me armë zyrtare.
Media ka kontaktuar zyrën për informim të Policisë në Gjilan por të njëjtit nuk kanë dhënë ende një përgjigje zyrtare.