Rrëfen vëllai: Zahir Pajaziti ditën kur u vra ka qenë agjërueshëm

Aktuale

Rrëfen vëllai: Zahir Pajaziti ditën kur u vra ka qenë agjërueshëm

Më: 31 janar 2021 Në ora: 21:46
Zahir Pajaziti

Zahir Pajaziti dhe dy shokët e ngushtë të tij, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha, u vranë më 31 janar 1997 në Pestovë të Vushtrrisë, pasi u zunë në pritë nga policia serbe.

Lajmin për rënien e tyre, familja Pajaziti e mori vesh tek të nesërmen, nga vëllai i Hakif Zejnullahut, Sabedini.

Këtë rrëfeu vëllai i Zahirit, Bajram Pajaziti. 

Ai tha se më së rëndi e pati t’ia kumtojë lajmin babait që ishte plakur. Ky i fundit e kishte pritur shumë rëndë lajmin për vdekjen e të birit.

Bajrami rrëfeu se ditën kur u vra Zahiri, ai kishte qenë agjërueshëm, pasi atë kohë kishte qëlluar muaji i Ramazanit.

Tash, familja Pajaziti është shtuar edhe më shumë e kujtimi për heroin e kombit është rritur.

Më të vegjlit kanë mësuar shumë poezi për Zahir Pajazitin me shokë që dhanë jetën për liri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat