Haradinaj: Amerika është engjëlli mbrojtës i Kosovës, ne jemi Europë

Aktuale

Haradinaj: Amerika është engjëlli mbrojtës i Kosovës, ne jemi Europë

Më: 31 janar 2021 Në ora: 23:04
Ramush Haradinaj

“Amerika është engjëlli ynë mbrojtës. Edhe sot kur po flasim, ajo na mbron neve”, kështu tha kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj teksa fliste për raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se ne kemi miq që janë engjëjt mbrojtës dhe se populli ynë është më proamerikan.

Ndër të tjera, Haradinaj është shprehur falënderues në emër të popullit për sakrificën e popullit amerikan dhe ushtareve te tyre për mbrojtjen e Kosovës

“Duhet t’i ruajmë lidhjet e besueshme me Amerikën”, tha Haradinaj në T7.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat