Kandidati për deputet nga VV’ja tha se Veriu u bashkua me vizitën e Kurtit, Nikaj ironizon me deklaratën

Aktuale

Kandidati për deputet nga VV’ja tha se Veriu u bashkua me vizitën e Kurtit, Nikaj ironizon me deklaratën

Më: 31 janar 2021 Në ora: 23:52
Bernard Nikaj

Analisti politik, Bernard Nikaj, ka komentuar deklaratën e kandidatit për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Armend Muja, i cili tha përgjatë së dieles se Veriu është bashkuar.

“Po të bashkohej Veriu, ne do duhej të festonim sot këtu në studio”, ka deklaruar Nikaj në studiot e ‘Pressing’-ut në T7.

Tutje, ai ka dhënë vlerësime për vizitën e kryetarit të VV’së, Albin Kurtit dhe ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmanit, të cilën e ka konsideruar si “progresive”.

“Po të bashkohej Veriu, ne do duhej të festonim sot. Vizita e djehit na tregoi se problemi i Veriut është konkret. Unë pajtohem se ne duhet ta vizitojmë Veriun sa më shpesh. Vizita e djeshit tregon që është bërë progres në Veri, edhe që ishte policia e Kosovës që e organizoi”, deklaroi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat