Vetëvrasja e policit të Kosovës në Ranillug, krejt çka dihet deri tash

Aktuale

Vetëvrasja e policit të Kosovës në Ranillug, krejt çka dihet deri tash

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 07:57
Foto ilustrim

Zyrtari policor me iniciale R.H., dyshohet se ka kryer vetëvrasje mbrëmë para stacionit policor në Ranillug, me armë zyrtare.

Media ka mësuar se i njëjti është i nacionalitetit shqiptar nga fshati Koretinë i Kamenicës.

I njëjti burim ka bërë të ditur se zyrtari policor dyshohet ta ketë vrarë veten me një plumb te shkallët e stacionit policor në Ranillug.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka bërë me dije se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

 “Ju njoftoj se me 31 janar 2021 rreth orës 18:56 se pjestari i policisë së Kosovës R.H. dyshohet se me armën zyrtare ka bërë vetëvrasje në oborrin e stacionit policor në Ranillug. Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar nga Kamenica e ka konstatu vdekjen e tijë. Në vendin e ngjarjes kan dalë njësitet e hetimeve rajonale, njësitet e forenzikës si dhe prokurori i shtetit. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë dërgohet në IML në Prishtinë, për obduksion”, ka thënë Hashani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat